Parku i Arinjve, me lokacion afër Liqenit të Badovcit është një zhvillim unik ne tërë regjionin. Cilësuar si një prej projekteve më të mira te pas-luftes ne Kosovë. Parku shërben si shtëpi për disa arinj, të shpëtuar nga keqtrajtimet në rajon. Krahas objekteve mbështetëse, një qendër për trajnim dhe edukim është dizajnuar me qëllim vetëdijësimin e publikut rreth mirëqenies me kafshët dhe problemeve me ambientin në Kosovë.