Kompleksi Memorial ZOD

Featured 4

Lokacioni
Gllogjan

Statusi
Duke u ndërtuar

Shërbimet
Arkitekturë, Inxhinieri

Lloji i Projektit
Konkurs - Vendi i parë

Year
2018

Madhësia
4800 sqm

.

Njerëzit janë të lidhur, tërhiqen dhe “rrënjosen” për vende dhe hapësira të caktuara, jo thjesht për paraqitjen e tyre formale apo estetike, por për domethënien që ato mbajnë dhe përçojnë tek ata, domethënie këto që krijojnë një komunikim dhe varësi të ndërsjellë në mes të njeriut dhe ambientit të ndërtuar apo atij natyror.
Ngjarjet të cilat lënë gjurmë në jetën e individit, shoqërisë dhe kombit, janë ato të cilat më së shumti e rrënjosin njeriun për një vend dhe tiparet e tij. Lufta e fundit në Kosovë la shumë gjurmë të pashlyeshme në jetën e njerëzve dhe në ambientin ku u zhvillua ajo. Konservimi dhe përçimi i këtyre memorieve si narrativa që thurin strukturat dhe eksponatet ekzistuese të kontekstit ku ka filluar dhe është zhvilluar Lufta dhe Qëndresa në Gllogjan, si dhe zhvillimi e ndërthurja e strukturave, memorialeve, instilacioneve dhe hapësirave të reja për ta konservuar, fuqizuar dhe përçuar këtë memorie tek gjeneratat e ardhshme, e po ashtu për t’i dhënë një shtytje ekonomike­­­ Gllogjanit përmes promovimit të turizmit, mbetet fokusi kryesor në propozimin tonë për Kompleksin Memorial – Historik të Shtabit të ZOD-it të UÇK-së në Gllogjan.

 

Hapi i parë i projektimit ishte identifikimi i mostrave ekzistuese në kontekst dhe përdorimi i tyre për të gjeneruar koncepte të reja arkitekturore të cilat ri-interpretohen, ku funksioni dhe shprehja përzihen së bashku. Në këtë rast, dizajni merr në konsideratë integritetin, unifikimin dhe ekuilibrin e të vjetrës dhe të resë. Interpretimi metaforik i luftës, rezistencës, mikpritjes dhe unitetit të familjes si dhe interpretimi i simboleve kombëtare, ishin burimet kryesore të frymëzimit drejt krijimit të një strategjie arkitekturore, për të inicuar dhe zhvilluar projektin e Kompleksit Muzeor. Fokusi kryesor i të gjithë kompozimit mbetet shtylla e flamurit, rreth të cilit zhvillohet një pellg uji dhe shfaqet në atrium sipër, ndërsa kompleksi mbulohet në mënyrë të unifikuar nga struktura hapësinore, e materializuar me ETFE.

Zahir Pajaziti Square project

Sheshi “Zahir Pajaziti”

Dizajn Urban

Sheshi “Ibrahim Rugova”

Dizajn Urban

Bear Sanctuary

Pylli i Arinjëve

Dizajn Urban

Oasis Project

Oaza

Afarizëm Përdorim Miks

Kampusi Universitar Epitech

Shëndetësi & Edukim

Mixed-use Residential Complex

Kompleks Banesor “A”

Banim Përdorim Miks

Na kontaktoni për të bashkëpunuar
në një projekt me ne

Contact us