SMART PROJECT është themeluar në vitin 2005 me eksperiencë të marrë nga fusha e arkitekturës dhe inxhinierisë. Çfarë e dallon dhe e bënë më interesante kompaninë është shumëllojshmëria e projekteve me të cilat kompania vazhdimisht dhe me sukses e ka sfiduar vetveten. Praktika jonë është një angazhimi i thellë filozofik dhe praktik në çdo projekt të ri, planifikimi i menduar dhe përdorimi i materialeve unike dhe sensitive duke u bazuar në eksplorim konstant të ideve, koncepteve dhe formave, duke përdorur një metodologji specifike për çdo projekt, ku çdo rrethanë e re na sjellë një zgjidhje unike.
SMART PROJECT është në kërkim të Arkitektëve të motivuar dhe të talentuar për zyrën në Prishtinë. Kandidatët duhet të kenë edukimin, njohuritë, shkathtësitë dhe eksperiencën e zgjeruar në lëmin profesional të arkitekturës dhe planifikimit, dhe veçanërisht eksperiencën në realizimet teknike dhe implementimin e tyre në ndërtim – njohuri në teknologjinë e ndërtimit.
Kërkesat dhe kualifikimet:
– Edukimi minimal profesional: I.D.A, M.Arch, M.Sc., M.A apo ekuivalente, me së paku 5 vite edukim profesional në fushën e Arkitekturës dhe / apo Planifikimit.
– Përvoja minimale profesionale: 6 vite; min. 4 (katër) vite përvojë pune profesionale të dëshmuar, si Arkitekt Dizajni, Projektimi dhe Planifikimi / Zhvillimi (Projektues) + së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale të dëshmuar si Projektues Kryesor /Koordinator Teknik i Projekteve.
– Aftësitë, Njohuritë dhe Shkathtësitë (të buta dhe të forta):
o Aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe menaxheriale.
o Shkathtësi dhe njohuri të theksuara të zgjidhjes së problemeve profesionale –
teknike:
– Njohuri e theksuar e zhvillimit të projekteve kryesore dhe zbatuese
– Njohuri e theksuar e sistemeve strukturale – dizajni struktural
– Njohuri e theksuar e materialëve dhe sistemeve konstruktive
– Njohuri adekuate mbi të kuptuarit integral mes arkitekturës dhe fazave inxhinierike (Statika, Elektro-energjetika, Makineria,Hidro-sanitaria…)
o Njohja e thellë dhe azhurnimi me normativat dhe standardet për zhvillim të projekteve në territorin e Republikës së Kosovës.
o Njohje adekuate dhe implementim efikas i veglave digjitale / programeve sikurse: ArchiCAD, AutoCAD, Rhino 3D (apo të ngjashme) dhe Photoshop, si dhe pakos bazë të MS Office (Word & Excel) për punë të përditshme.
o Njohuri të theksuara dhe / ose certifikim në BIM për implementim në zhvillimin e Projekteve (Kryesore dhe Detale).
o Njohja e mirë e gjuhës Shqipe dhe gjuhës Angleze (e preferuar dhe gjuha Gjermane).
o Aftësi dhe shkathtësi për shprehje të ideve dhe koncepteve kreative dhe inovative.
o Aftësi dhe shkathtësi të theksuar të “menduarit me duar” – përdorimi dhe arkivimi sistematik i skicave, skemave, diagrameve dhe modeleve fizike për zhvillim, interpretim dhe kontrollim të projekteve.
o Qasje fleksibile ndaj metodave dhe ambienteve të reja të punës si dhe aftësi për t’u përshtatur shpejtë dhe për të kaluar në projekte dhe detyra të ndryshme sipas nevojës.
o I hapur ndaj kritikes profesionale dhe mundësive e nevojave për aftësim dhe përvoja të reja.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
o Udhëheqje e projektit / projekteve – BARTËS I PROJEKTIT – në të gjitha nivelet dhe fazat në bashkërendim dhe koordinim me Koordinatorin dhe Operatorin e Përgjithshëm të Zyrës së Projektimit, Drejtorin për Cilësi, Drejtorin Teknik dhe Departamentet e Divizionet gjegjëse të Kompanisë. (Koordinim; takime, prezantime, korrespondenca; hulumtimi dhe studimi, analizat, studimi urb-arkitektural me skenar dhe para-projekt, projekti ideor, koordinim teknik; projekti kryesor, projekti zbatues/detal, paramasa & parallogaria si dhe mbikëqyrja eventuale e Projektit).
Si Arkitekt me përgjegjësi dhe kompetenca të bartjes / koordinimit teknik të projekteve në SMART PROJECT, ju do të keni rastin të punoni në një gamë të gjerë të projekteve dhe do të luani një rol të rëndësishëm në aplikimin dhe avancimin e njohurive tuaja për inovacion në dizajn.
APLIKIMI:
Ju lutemi të dërgoni CV dhe Portfolion tuaj në info@smartproject.biz duke klikuar ne linkune meposhtëm. Ne do të ju kontaktojmë në rast se profili juaj i përshtatet nevojave tona rekrutuese. Gjithsesi, ne ju falënderojmë për kohën tuaj dhe interesin në SMART PROJECT.