SMART PROJECT është themeluar në vitin 2005 me eksperiencë të marrë nga fusha e arkitekturës dhe inxhinierisë. Çfarë e dallon dhe e bënë më interesante kompaninë është shumëllojshmëria e projekteve me të cilat kompania vazhdimisht dhe me sukses e ka sfiduar vetveten. Praktika jonë është një angazhimi i thellë filozofik dhe praktik në çdo projekt të ri, planifikimi i menduar dhe përdorimi i materialeve unike dhe sensitive duke u bazuar në eksplorim konstant të ideve, koncepteve dhe formave, duke përdorur një metodologji specifike për çdo projekt, ku çdo rrethanë e re na sjellë një zgjidhje unike.
SMART PROJECT është në kërkim të një “Asistent Dizajni” të motivuar dhe të talentuar për zyrën në Prizren. Kandidatët duhet të kenë njohuri bazë dhe të jenë të gatshëm të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre në krijimin e dizajneve konceptuale, si dhe të kenë një kuptim fillestar të realizimeve teknike dhe zbatimit të tyre në fushën e ndërtimit – njohuri fillestare në teknologjinë e ndërtimit janë të preferuara.
Kërkesat dhe kualifikimet:
Si Asistent Dizajni në SMART PROJECT, ju do të keni mundësinë të mësoni dhe të rriteni profesionalisht nën mbikëqyrjen e Arkitektëve me përvojë dhe do të kontribuoni në një gamë të gjerë projektesh, duke luajtur një rol kyç në mbështetjen e ekipit dhe në zbatimin e njohurive tuaja në fushën e dizajnit dhe inovacionit.
APLIKIMI: Ju lutemi të dërgoni CV tuaj dhe një Portofolio që tregon punën tuaj deri më tani në info@smartproject.biz. Ne do t’ju kontaktojmë nëse profili juaj përputhet me nevojat tona rekrutuese. Ju falënderojmë për interesin tuaj në SMART PROJECT dhe për kohën tuaj.
Apply Now