SMART PROJECT është themeluar në vitin 2005 me eksperiencë të marrë nga fusha e arkitekturës dhe inxhinierisë. Çfarë e dallon dhe e bënë më interesante kompaninë është shumëllojshmëria e projekteve me të cilat kompania vazhdimisht dhe me sukses e ka sfiduar vetveten. Praktika jonë është një angazhimi i thellë filozofik dhe praktik në çdo projekt të ri, planifikimi i menduar dhe përdorimi i materialeve unike dhe sensitive duke u bazuar në eksplorim konstant të ideve, koncepteve dhe formave, duke përdorur një metodologji specifike për çdo projekt, ku çdo rrethanë e re na sjellë një zgjidhje unike.
SMART PROJECT është në kërkim të një “Arkitekti” të motivuar dhe të talentuar për zyrën në Prizren . Kandidatët duhet të kenë njohuritë, shkathtësitë dhe eksperiencën e zgjeruar në krijimin e dizajneve konceptuale, dhe veçanërisht eksperiencën në realizimet teknike dhe implementimin e tyre në ndërtim – njohuri në teknologjinë e ndërtimit.
Kërkesat dhe kualifikimet:
• Të ketë diplomë universitare dhe së paku 2 vite eksperiencë të dëshmuar në punë profesionale të pavarur apo ekipore.
• Aftësi të shkëlqyera në formimin e modeleve fizike dhe digjital për hulumtim/ studim dhe prezantim.
• Aftësi të mira verbale dhe orale në komunikim dhe prezantim, dhe njohje adekuate të veglave digjitale / programeve sikurse: ArchiCAD, AutoCAD, Rhino 3D (apo te ngjajshme) dhe Photoshop, si dhe pakos bazë të MS Office (Word & Excel) për punë të përditshme.
• Aftësi për të realizuar vizatime teknike sipas normave teknike-reprezentative (planet, prerjet, fasadat dhe detalet).
• Aftësi për të koordinuar dhe integruar në mënyrë fleksibile konsultimet me Udhëheqësin për Cilësi si dhe kërkesat dhe vërejtjet në Projekt.
• Aftësi për të punuar në korniza te ngushta kohore dhe me plane dinamike.
• Aftësi për t’u përshtatur shpejtë dhe për të kaluar në projekte dhe detyra të ndryshme sipas nevojës.
Si Arkitekt me përgjegjësi dhe kompetenca Projektuese në SMART PROJECT, ju do të keni rastin të punoni në një gamë të gjerë të projekteve dhe do të luani një rol të rëndësishëm në aplikimin dhe avancimin e njohurive tuaja për inovacion në dizajn.
APLIKIMI:
Ju lutemi të dërgoni CV dhe Portfolion tuaj në info@smartproject.biz. Ne do të ju kontaktojmë në rast se profili juaj i përshtatet nevojave tona rekrutuese. Gjithsesi, ne ju falënderojmë për kohën tuaj dhe interesin në SMART PROJECT.