FILOZOFIA

SMART PROJECT mbërthen në vete grupin e inxhinierëve që mbajnë qëndrim filozofik të përbashkët. Idetë që projektohen në SmartProject konsiderohen gjithmonë të prekshme sepse ideologjija jonë vazhdon paralelisht me vitet e së ardhmes dhe tenton të jetë avantgarde. Energjia, koha, ambienti, klima e shoqëria, janë gjithmonë elemente të cilat prekin çdo projekt, sepse problemet e së ardhmes analizohen në të tashmen.

Këta faktorë të planifikuar drejtë dhurojnë jetëgjatësi hapësirave dhe objekteve që janë në shërbim të shoqërisë. Synimi i projekteve tona ndërlidhet në shumë fusha të projektimit duke filluar nga shkalla e gjerë e qytetit me akse dhe rrugë, gjithmonë duke e menduar funksionimin e qytetit si një organizëm plotë me jetë. Hapësirat urbane, dizajni urban, objektet shoqërore, ekonomike e të banimit përbëjnë tërësinë e ndërtimit të vendit tonë dhe tuajin.